Përmbledhje:
- Sipas Axios, TikTok po krijon mundësinë që reklama mos të shfaqet vetëm një herë, por mund t’i tregojnë përdoruesit disa mesazhe radhazi brenda For You Feed.
- Pra, TikTok po u jep kompanive më shumë hapësirë për të treguar histori, për të mbajtur vëmendjen dhe për të ndikuar më gjatë te përdoruesi.
- Markat do të kenë mundësi të shfaqen në momenteti më të dukshëm të ndërveprimit në aplikacion, hyrja në TikTok.
TikTok nuk po mjaftohet më me reklama të shkurtra që dalin mes videove. Sipas Axios, platforma po prezanton një seri produktesh të reja reklamuese që synojnë ta kthejnë reklamën në një përvojë më të madhe, më të dukshme dhe më të lidhur me kulturën e momentit.
Deri tani, TikTok është parë kryesisht si një platformë shumë e fortë për reklama performance, pra reklama që synojnë shitje të shpejta, klikime, shkarkime aplikacionesh ose promovim produktesh. Por tani kompania kërkon të tërheqë më shumë buxhete nga markat që duan të ndërtojnë histori, imazh dhe prani më të fortë publike.
Një nga formatet e reja lejon reklamuesit të blejnë një lloj “logo takeover”, ku marka mund të shfaqet bashkë me TikTok në momentin kur përdoruesi hap aplikacionin. Një tjetër format quhet “prime time sequential storytelling” dhe u mundëson markave të shfaqin deri në tre reklama për të njëjtin përdorues brenda një dritareje 15 minutëshe në For You Feed. Ideja është që reklama të mos jetë vetëm një mesazh i izoluar, por një histori me disa pjesë.
TikTok prezantoi edhe formatin TopReach, ku reklamuesi mund të blejë reklamën e parë që përdoruesi sheh kur hap aplikacionin dhe reklamën e parë që i del në feed. Kjo e kthen hapësirën më të vlefshme të TikTok në një lloj “prime time” digjital.
Pjesa më interesante është se TikTok po përpiqet të marrë rolin që dikur kishte televizioni për reklamat e mëdha. Por ndryshimi është i madh. Televizioni i jepte markës audiencë masive. TikTok i jep audiencë masive, algoritëm, kulturë virale, creatorë dhe mundësi për të hyrë në bisedat që po ndodhin në kohë reale.
Axios thekson se këto produkte të reja mund të tërheqin edhe industri më të rregulluara, si kompanitë farmaceutike, të cilat kanë nevojë për formate më të gjera për të shpjeguar mesazhet dhe detyrimet ligjore.
Në thelb, TikTok po thotë se reklama moderne nuk është më thjesht spot 30 sekondësh. Është prani në feed, histori e shpërndarë, moment kulturor dhe ndikim i matur në kohë reale.
